Policia e Elbasanit ka sqaruar sot ngjarjen e mbrëmjes së kaluar, ku banorët raportuan të shtëna me armë zjarri në një zonë të qytetit. Sipas njoftimit zyrtar të bluve, pas inspektimit të vendngjarjes, nuk është gjetur asnjë gëzhojë ose predhë plumbi që të konfirmonte përdorimin e armës.
Hetimet për rrethanat e incidentit vazhdojnë.
Njoftimi:
Elbasan/Më datë 28.11.2025, rreth orës 20:30, shtetasi F. P., 66 vjeç, ka njoftuar në Polici se kishte dëgjuar të shtënë me armë zjarri afër banesës së tij, në lagjen “Vullnetari”.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët nga këqyrja e vendit ku dyshohet se ishte qëlluar, nuk gjetën asnjë gëzhojë, si dhe në pjesën e sipërme të banesës ku dyshohet se ishte qëlluar një herë me armë zjarri, nuk u gjet predhë plumbi. Vijon puna për sqarimin e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
