Një aksident i rënë ka ndodhur në Selanik të Greqisë. Një çift bashkëshortësh shqiptarë janë aksidentuar gjatë kohës kur po ktheheshin në shtëpi, pas përfundimit të punës ku në një furrë buke. Makina e tyre u përplas nga një kamion në pjesën anësore të rrugës kombëtare Selanik -Kavalë.
Shoferi i kamionit, i cili u bë shkak i aksidentit është larguar menjëherë nga ngjarja. Mediat greke shkruajnë se incidenti ndodhi në orën 7 të mëngjesit kur, 47-vjeçari shqiptar dhe gruaja e tij kishin dalë nga një furrë buke ku punonin në zonë. Makina e tyre ka pasur një problem mekanik dhe kështu kanë ndaluar në rrugën anësore të Egnatias.

Pak minuta më vonë, kamioni kaloi pranë vendit të ngjarjes dhe i përplasi ata, duke rezultuar në plagosjen e rëndë të 47-vjeçarit dhe bashkëshortes së tij. 47-vjeçari shqiptar paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka lëndime në legen dhe këmbë. Mjekët thonë se ai do i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Edhe bashkëshortja e tij paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila po trajtohet në të njëjtin spital.

Duke folur për Protothema, kunati i 47-vjeçarit tha se çifti sapo kishte mbaruar punën dhe po largoheshin për në shtëpi në atë kohë. Por, ata zbuluan se makina ishte prishur dhe kështu dolën për të parë se çfarë kishte ndodhur. Përveç kësaj, ai thekson se policia duhet të gjejë shoferin e kamionit që i tërhoqi zvarrë dhe i la të pafuqishëm në asfalt. Sipas informacioneve, policia greke po mbledh deklaratat e dëshmitarëve dhe ka skanuar zonën për kamera sigurie, të cilat mund të kenë regjistruar mjetin e rëndë dhe targën e tij.
