Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona, për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare nga policia sqaruan se shtetasi me nicialet D. K., 61 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe shtetasi A. V., 18 vjeç, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 61 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd ndaluan me iniciativë shtetasin A. V., 18 vjeç, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. B., 61 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, pasi u konstatua duke hedhur një sasi dheu pranë banesës së tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.
