Në Konferencën e Kryetarëve po diskutohet në lidhje me kërkesën e PD për mocion me debat në lidhje me kërkesa e PD për mocion me debat mbi situatën e krimit të organizuar në vend.

Ndërkohë mazhoranca ka kërkuar që debati të shtyhet për një sesion tjetër parlamentar.

“Ne nuk mund ta shtyjmë, sepse rregullorja përcakton që mocioni duhet të zhvillohet brenda 30 ditëve. Ne kemi dëgjuar institucionet e sigurisë, por mocioni lidhet me qeverinë. Pra, kërkon të njihet dhe të debatohet mbi masat që ka marrë qeveria. Kërkesa vjen në kuadër të raporteve ndërkombëtare që flasin për rritjen e fuqisë së krimit të organizuar dhe çmoj se është pikërisht momenti që të zhvillohet ky debat. Unë propozoj që debatit t’i caktohet data 18 dhjetor, sepse atë ditë parashikohet një seancë që ka vetëm njoftime dhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. Shtoni një pikë në rendin e ditës, që të jetë pikërisht debati për masat e qeverise në raport me krimin e organizuar”, tha Bardhi.

Mocioni do të vijojë ditën e nesërme, ndërsa mazhoranca kërkon që debati të lihet si pikë e fundit e Rendit të Ditës.
Palët ranë dakord që debati ë vijojë për 129 minuta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *