Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Preknicaj të Shkrelit në Malësinë e Madhe. Bëhet me dije se një banesë dykatëshe është djegur nga flakët. Zjarri mësohet se ka rënë rreth orës 02:00 të natës në shtëpinë dykatëshe të Zef Preknicaj.

Banesa është shkrumbuar plotësisht duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaku i rënies së zjarrit nga hetimet paraprake mendohet të jenë shkarkesat elektrike për shkak të kushteve atmosferike të përkeqësuara në 24 orët e fundit.

Siç raportohet rrufeja ka shkarkuar në këtë shtëpi duke shkaktuar zjarrin që e dogji plotësisht shtëpinë. Ndërkohë, grupet e punës të bashkive, bashkë me Emeergjencat Civile dhe Forcat e Ushtrisë, grupet e OSHEE dhe të institucioneve të tjera janë në gatishmëri për çdo situatë emergjente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *