Teksa vendi ynë po përballet me mot të keq, si pasojë e reshjeve të shiut, Policia ka shtuar prezencën në rrugë. Në një njoftim, policia iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit në rrugë.
NJOFTIMI I POLICISE
Nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi, që ka përfshirë disa zona të vendit, Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e shërbimeve policore dhe apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme, si dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në rrugë, me automjete, motomjete apo me këmbë.
📍Shërbimet e Policisë janë planëzuar me shërbim në të gjithë vendin dhe janë të angazhuara maksimalisht për të ndihmuar përdoruesit e rrugës, në raste nevoje, dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.
✅ Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, Ministrinë e Mbrojtjes dhe institucionet e tjera, janë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast që paraqet rrezik për përdoruesit e rrugës dhe për banorët në zonat ku është parashikuar që të ketë reshje të dendura shiu.
Firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve po punojnë për të pastruar inertet e rëna si pasojë e reshjeve të dendura dhe për zbllokimin e disa segmenteve të bllokuara nga shkarja e dherave dhe e gurëve.
KUJDES‼️
⛔️ Shmangni lëvizjet e panevojshme dhe lëvizjet në akset që paraqesin rreziqe;
⛔️ Respektoni sinjalistikën rrugore;
⛔️ Moderoni shpejtësinë, mbani distancën e duhur me mjetet e tjera, mos kryeni parakalime të gabuara, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.
✅ Në çdo rast nevoje, qytetarët të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 📲.
