Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një dalje për mediat deklaroi se në këto gati 3 muaj, opozita ka kërkuar shumë mocione me debat.
Ai tha se sot opozita kërkoi mocion me debat për buxhetin e vitit 2026.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi se opozita proteston në një ditë historike për Shqipërinë.
Ai tha se PD po bën të njëjtën gjë si në 6 dhjetor 2022.
“Në 6 dhjetor 2022 zhvillohej samiti në Tiranë kishin protestë. 17 nëntor 20254 ditë historike për Shqipërinë ndërsa shënojmë dhe rekordin historike të një vendi për në BE.
Sot përmbyllim grupkapitullin e 6 hapet selia e Shqipërisë në BE. Një moment i ëndërruar që në vitet 1990 nëse e doni. Nga protesta e studentëve. Edhe sot kemi protestë por ju e dini si i vete fati.”, tha Balla.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ironizoi opozitën dhe protestën e saj. Ai tha se Berisha proteston sa herë e thërret drejtësia. Siç ishte sipas tij dhe thirrja nga SPAK për 21 janarin.
“Sot SPAK i dorëzon më në fund pas një situate më qesharake kur shkon te zyrat e PD dhe t’i çoj një zarf dhe sekretaria thotë; nuk e pranojmë apo dhe te selia e partisë e thonë; se pranojmë. Në 1998 kur i hiqej imuniteti, kishte protesta, kur nuk u lejonte nga ambasadat, kishte protesta. Edhe sot kur zotëria thirret si person që ka dijeni të gjithë jemi thirrur. Ka dhe kolegë të mi që shkojnë për çështje që ose janë nën hetim ose nën akuzë, kurse këta dashnorët e drejtësisë, kur vjen kërkesa për kolegët e mi, këta ta tregojnë ndër sy dhe thonë; ku është filani. Po ky pse nuk shkoi? Proteston kur të thërret drejtësia. Fati i këtyre dihet dhe zgjedhjet e radhës vijojnë.”, tha ai.
