Një automjet është përfshirë nga flakët mbëmjes e së premtes në Shkodër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Salo Halil” ndërsa mjeti është shkrumbuar.

Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike. Nga zjarri raportohet se është djegur pjesërisht edhe një mjet tjetër i cili ishte i parkuar pranë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori, pasi mbrëmë, në lagjen “Salo Halil”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në automjetin që drejtohej nga shtetasja E. K., 35 vjeçe.

Si pasojë, është djegur plotësisht automjeti. Gjithashtu, nga flakët është dëmtuar pjesërisht dhe automjeti në pronësi të shtetasit G. N., 41 vjeç, banues në Shkodër, që ishte i parkuar aty pranë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *