Qytetarë nga e gjithë Shqipëria u mblodhën sot për të protestuar kundër Ligjit për Barazinë Gjinore. Gjatë protestës ka mabjtur fjalën Teologu Sokol Kondakçiu, i cili deklaroi se ligji fut një koncept të ri për gjininë, duke e nxjerrë atë nga konteksti natyral dhe kuptimor, dhe e cilësoi si një projekt “antinjerëzor” që cenon martesën, fëmijët dhe vlerat tradicionale.

“Sot kemi ardhur nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, për një kauzë të drejtë, në mbrojtje të familjes dhe të jetës. Kemi ardhur këtu të protestojmë kundër logjit për Barazinë Gjinore, i cili në përmbajtje të tij prek familjen, duke futur duart për të prishur strukturën e saj natyrale ashtu siç e ka krijuar Zoti.

Duke futur kështu një koncept të ri për gjininë, duke e nxjerrë atë nga konteksti i saj kuptimor, natyral, duke u shprehur me fjalën gjini… identitete gjinore të shumëfishta. Në Kuranin famëlart thuhet: O njerëz, ne ju krijuam nga mashkulli dhe nga femra. Ju bëmë fise dhe kombe dhe popuj që ju të njiheni nga njëri-tjetri. Kështu ka ardhur njerëzimi deri këtu.

Nëse kjo kulturë e huaj hibride që po mundohen ta fusin në Shqipëri, do të kishte ekzistuar më përpara, njerëzimi nuk do të ekzistonte. Sepse është projekt antinjerëzor, kundër njerëzimit, kundër martesës, kundër fëmijëve dhe kundër çdo gjëje tjetër të mirë që ne kemi deri tani,”tha Berisha. Sokol Kondakçiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *