Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Edona Bilali, është përplasur me tone të ashpra me deputetin socialist Erion Braçe. Në Komisionin e Ekonomisë, duke diskutuar në lidhje me projekt-buxhetin 2026, Bilalit iu kërkua që të flasë me shifra. Por kjo ka sjell ironi mes saj dhe deputetit Braçe në komision. 

Pjesë nga diskutimi:

Milva Ekonomi: Ne duhet ta përdorim kohën me ekonomicitet.

Edona Bilali: Unë jam e gatshme ta ekonomizojmë edhe më shumë kohën.

Milva Ekonomi: Mund ta përmblidhni diskutimin tuaj, që t’i japim mundësi pyetjes.

Edona Bilali: Nuk po përmendim projekte të tjera…

Erion Braçe: Mund t’i përmendësh të gjitha, por pa fjalë të tepërta.

Edona Bilali: Do përpiqemi të mos e teprojmë, shumë faleminderit për këtë shënim. Patjetër që do të përpiqemi, ju falenderojmë për mundësinë.

Erion Braçe: Lëre aman të keqen, që e vlerëson shumë.

Edona Bilali: Na trembët deputet, na trembët. Qetësohuni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *