Rreth mesditës së sotme, në afërsi të trasesë së hekurudhës që lidh qytetin e Peqinit me Elbasanin, është gjetur një person i pajetë.

Sipas burimeve nga vendngjarja, trupin e viktimës e ka zbuluar një kalimtar, i cili menjëherë ka njoftuar policinë lokale.

Forcat e policisë , shërbimit zjarrfikës fhe spitalit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa po kryhen veprimet hetimore për identifikimin e viktimës dhe shkaqet e vdekjes.

Burime policore bëjnë me dije se ende nuk ka detaje të imtësishme lidhur me rrethanat e ngjarjes, por hetimet janë në vijim dhe pritet që në orët në vijim të zbardhen më shumë të dhëna për rastin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *