Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një fabrikë në Bathore. Mësohet se një 21-vjeçar me iniciale J.B ka humbur jetën gjatë punës në një fabrik. Sipas njoftimit të policisë, i riu dyshohet se ka ndërruar jetë prej shkaqeve natyrale. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 06.11.2025, rreth orës 06:30, dyshohet se gjatë punës në një fabrikë në Bathore, ka humbur ndienjat, shtetasi J. B., 21 vjeç, i cili më pas ka humbur jetën, në spital, dyshohet prej shkaqeve natyrale. Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore, rrethanat e rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
