Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të liderit historik Fatos Nano. Berisha etiketon sot kundërshtarin politik si njeriu që reformoi Partinë Socialiste dhe si politikani që pranoi rotacionin e pushtetit.
Sali Berisha i shpreh ngushëllimet familjarëve, miqve, të afërmve dhe socialistëve për ndarjen nga jeta të personalitetit kryesor i të majtës shqiptare gjatë periudhës së tranzicionit.
“Fatos Nano mbyll sytë përgjithmonë.
Të dashur miq, Fotos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.
Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.
Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen!” shkruhet në postimin e Berishës. m.p.
