Ekipi i karatesë “Bijtë e Shqipes” që prej shumë vitesh përfaqëson Lushnjën në evente kombëtare e ndërkombëtare ka marrë së fundmi e Kupën e Republikës. Ky ekip pa asnjë financim nga Bashkia e Lushnjës, por vetëm me suportin e prindërve të sportistëve dhe ndihmën modeste të federatës Shqiptare të Karatesë merr pjesë rregullisht duke shtuar në arkivën e vet medalje të shumta në kompeticionet brenda dhe jashtë vendit.
Pasi kanë bërë të vetën Kupën e Republikës në evenimentin e fundit kombëtar më 11 tetor, ekipi ka marrë edhe shumë medalje të arta në tre aktivitete gjatë muajit shtator edhe në tre evenimente ndërkombëtare.
Kampionia e botës Amanda Dedej dhe disa prej atletëve të tjerë që morën medalje kanë synime për medalje të tjera europiane e botërore.