Parlamenti i Peru-s ka shkarkuar Presidenten e vendit Dina Boluarte. Ajo u shkarkua nga deputetët me arsyen se nuk ishte e aftë të qeversite vendin dhe të ndalonte krimet, të cilat kishin arritur në numër shumë të lartë kohëve të fundit. Rreth 130 anëtarë të parlamentit, votuan pro shkarkimit të saj.
Mediat e huaja shkruajnë se ata kërkuan që Boluarte të paraqitej, për të dhënë shpejgim, por ajo vendosi të mos paraqitej përballë tyre. Ky vendim erdhi menjëhërë pas sulmit me armë, i cili ndodhi në një nga qytetet me të mëdha të Perus. Presidenti i Kongresit, Jose Jeri, një avokat 38-vjeçar, u betua si president i përkohshëm për të shërbyer deri në fund të mandatit të Boluarte. Zgjedhjet janë planifikuar për prillin e ardhshëm dhe mandati i Boluarte do të përfundonte më 28 korrik 2026.
Presidentja e parë femër e Perusë ishte udhëheqësja e saj e gjashtë në pak më pak se një dekadë. Një mandat normal presidencial është pesë vjet. E përfshirë nga skandalet, paaftësia e administratës së saj për të adresuar krimin e pandërprerë të Perusë rezultoi të ishte shkatërrimi i saj.
Boluarte akuzohej se kishte përfituar para në mënyrë të paligjshme dhe se ishte pro protestave në favor të paraardhësit të saj. Ajo ka qenë subjekt i hetimeve të shumta, duke përfshirë një nga dështimet e saj të dyshuara për të deklaruar dhuratat e bizhuterive dhe orëve luksoze, një skandal i quajtur “Rolexgate”. Ajo gjithashtu i dha vetes një rritje të madhe të pagës në korrik.
