Nga 1 tetori 2025 pensionet do të rriten në masën 2.5%. Qeveria ka miratuar vendimin e indeksimit të pensioneve për 721,398 pensionistë. Nga vendimi do të përfitojnë kategoritë e pensionit të pleqërisë, invaliditetit, familjarët.

Pjesë e vendimit do të jenë edhe qytetarët të cilët dalin në pension duke filluar nga data 1 tetor.

Pensionistët lushnjarë shprehen të indinjuar për rritjen e pensionit me 2.5% të cilin e quajnë turp dhe tallje për ta, por edhe dënim me vdekje.

Kryeministri me këtë vendim i ktheu njerëzit kundër tij, u shpreh i zemëruar një tjetër pensionist.

Sipas vendimit të botuar këtë të hënë në fletoren zyrtare, pensionet urbane do të jenë 490 lekë në muaj më të larta, ndërsa ato rurale me 296 lekë duke bërë moshën e tretë të ndjehet e pavlerësuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *