Projekti i klasës së 5-të “Gatuajmë si Gjyshja”, u prezantua sot në shkollën jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” .

Të gjjithë nxënësit kanë sjellë ushqimet e tyre të preferuara të cilat i kanë gatuar me ndihmën e gjyshërve dhe prindërve të tyre. Fëmijët duke prezantuar ushqimet dhe recetat që përdorën për keto gatime ndanë edhe mesazhet për rëndësinë e ushqimit.

Në fund të aktivitetit ata së bashku me mësuesen e klasës Hatije Hoxha gatuan një picë në kuzhinën e shkollës. Falenderoj prindërit dhe nxënësit për angazhimin e tyre, tha mësuesja.

Shkolla jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” mbështet zhvillimin dhe përgatitjen e nxënësve të saj, me aktivitetet e ndryshme që organizon në ambientet e saj moderne me ndihmën e stafit pedagogjik të përgatitur

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”3JFE3873hyY”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *