Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Qungur të Pejës, ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe një tjetër është plagosur rëndë.

Viktima është Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur shqiptar, Besart Kelmendi – i njohur me emrin artistik Gjesti, fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Dy persona kanë qenë në motoçikletë, teksa dyshohet se kanë humb kontrollin e mototmjetit dhe janë përplasur me një makinë.

Vdekja e njërit prej të aksidentuarve, që është vëllai i Gjestit, është konfirmuar në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i dytë që ishte në motomjet me të është duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë. Është raportuar që është një person i ndaluar për aksidentin, por sipas policisë një gjë e tillë nuk është e vërtetë deri në këto momente, pasi duhet të pritet për identifikimin e shkaktarëve të aksidentit.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik, veçanërisht mes ndjekësve të reperit Gjesti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds