Kreu i Nismës ‘Thurje’, Endri Shabani deklaroi se Erion Velaj nuk do të jetë i pranishëm në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku do të vendoset nëse do të shkarkohet apo jo nga detyra. Shabani, në një dalje për mediat, tregoi detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e Komisionit të Çështjeve ligjore të Bashkisë, ku u diskutua mbi kërkesën e Veliajt për prani në sallë, por dhe për rendin e ditës.

Shabani theksoi se nuk u arrit dakordësi për të votuar për praninë e Veliajt, ndërsa shtoi se rol në këtë vendimmarrje kishte dhe Prokuroria.

“Veliaj që prej 10 shkurtit është në burg. Ligji është i qartë që pas 3 muajsh mosprani, ai shkarkohet. Një orë debat është bërë se nuk janë përfshirë kërkesat e opozitës. Sot iu erdhën mëndët anëtarëve të PS-së dhe po votojnë për kërkesat tona. Nuk kishte argumente, por nuk u pranua që Veliaj të vinte sot në sallën e Këshillit Bashkiak. Por rolin kryesor e ka Prokuroria”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *