Disa të arrestuar në Tiranë, për disa vepra penale. Disa prej të arrestuar, akuzohen për përndjekje dhe denigrim në rrjetet sociale.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. B., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 i gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit:
-H. C., 25 vjeçe, pasi dyshohet se ka hapur një profil fals me të dhënat e shtetases A. S, duke e përndjekur më pas në rrjete sociale. Punohet për shoqërimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të rastit;
-T. M., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur disa profile false me të dhënat e shtetasit R. K, duke postuar shprehje denigruese për figurën e tij. Punohet për shoqërimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Sh. H., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka paraqitur disa dokumenta të falsifikuara në zyrat e një institucioni;
-O. E., 61 vjeç, pasi dyshohet se ka shmangur detyrimet tatimore të subjektit të tij;
-M. S., 45 vjeçe, pasi në cilësinë e administratores së një subjekti ka marrë përsipër të kryer disa punime dhe nuk i ka mbaruar sipas afatit të përcaktuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për3 të mitur të moshës 16 dhe 17 vjeç, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grusht një 15-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. A., 48 vjeç, pasi për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur një 32-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori për shtetasit:
-B. L., 25 vjeç dhe E. C., 30 vjeç, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte njëri-tjetrin;
-E. G., 43 vjeç, pasi nëpërmjet telefonit ka kanosur shtetasin H. Xh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin G. B., 35 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij;
– referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. M., 29 vjeç, pasi nëpërmjet telefonit ka kanosur shtetasin B. S.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7 kapën shtetasin D. S., 31 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “.Vjedhja e kryer në bashkëpunim” . Shtetasi i lartpërmendur iu kalua DVP-së Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Më datë 29.08.2025, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi B. M., 57 vjeç, pasi nga pakujdesia është dëmtuar në dorë gjatë punës në një kompani. Pas mjekimit, 57-vjeçari kaloi për në banesë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *