Sot është mbajtur mbledhja e radhës së këshillit bashkiak të Lushnjes.
Kanë qenë gjashtë relacione që ka paraqitur administrata për t’u shqyrtuar dhe miratuar nga këshilli këtë fund vere.
Që në fillim të mbledhjes u propozua nga këshilltarët e djathtë që të shqyrtonin fillimisht ankesat e qytetarëve dhe bizneseve për prishjet e tendave nëpërmjet aksionit që vijon prej disa javësh. Për këshilltarët Klement Çela dhe Ilir Marku kjo që po bëhet është me vendim arbitrat dhe po prishen tenda edhe aty ku nuk pengojnë trotuarin, ndërsa e kanë konsideruar të pasigurt prerjen e pemëve. Nga ana e saj Kryetarja e bashkisë Lushnjë Eriselda Sefa është shprehur se gjithçka është mbi baza ligjore dhe do të vijojë edhe më tej në njësitë administrative.
Në mbledhjen e ditës së premte u miratuan relacionet e paraqitura me shumicë votash të këshilltarëve.
