Kryetari i Partisë Dmeokratike Sali Berisha ka deklaruar sërish së PD nuk e njeh rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
Në një deklaratë për shytop nga sleia blu, Berisha tha ripërsëriti se 11 maji ishte një farsë elektorale.
“Nuk i njeh zgjedhjet, kemi deklaruar. Përfaqësuesit tanë mbajtjen një qëndrim dinjitoz në komision. Shprehën mendimet, këto ishin një farsë e vërtetë elektorale. Ky është qëndrimi ynë dhe ne e kemi shprehur këtë”, tha Berisha.
Deklaratë e Berishës vjen ndërkohë që vetëm pak më parë Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka miratuar sot me tre vota pro dhe dy kundër projektvendimin për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Ky akt shënon mbylljen zyrtare të procesit zgjedhor dhe hap rrugën për konstituimin e Kuvendit të ri. Pas shpalljes së rezultatit, hapi i radhës do të jetë mbledhja e parë e Kuvendit, ku pritet të zhvillohet seanca e konstituimit.
