Thellohet bilanci i viktimave nga sulmi në Kiev. Të paktën 13 persona u vranë, 10 rezultojnë të zhdukur dhe 38 të plagosur pas sulmi masiv rus ndaj Kievit gjatë natës. Apartamente dhe ndërtesa të tjera u dëmtuan në shtatë lagje të kryeqytetit ukrainas, thanë zyrtarët ukrainas.
Ndërtesa e Delegacionit të Bashkimit Evropian u dëmtua gjithashtu gjatë sulmit masiv në kryeqytetin ukrainas, tha Komisionerja Evropiane për Zgjerimin Marta Kos, duke postuar foto të dëmeve në X. Midis të vdekurve janë tre të mitur, të moshës 2, 14 dhe 17 vjeç, sipas BBC-së.
Siç shpjeguan autoritetet e Kievit, operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë, me ekipet e shërbimit të emergjencës që po shuajnë zjarret dhe po kërkojnë të mbijetuar dhe viktima në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. “Një tjetër sulm masiv ndaj qyteteve tona. Edhe më shumë vrasje”, shkroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram, duke akuzuar Rusinë se “ka zgjedhur raketat balistike nga tryeza e negociatave”. “Po zgjedh të vazhdojë vrasjet në vend që t’i japë fund luftës”, shtoi ai.
