Mëngjesin e sotëm, në fshatin Dëshiran, Belsh, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. C., 85 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar 85-vjeçari, i cili është transportuar në spital dhe po merr mjekim.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
