Aplikimet në Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 vazhdojnë prej datës 30 korrik-30 shtator. Rikujtojmë që Skema Kombëtare e Investimeve 2025 përfshin kredi të buta dhe grante investimi dhe është një paketë e re financimi me 20 milionë euro në mbështetje të fermerëve dhe bizneseve bujqësore të ndara në nëntë masa mbështetëse, që synojnë rritjen e prodhimit, përmirësimin e teknologjisë dhe forcimin e qëndrueshmërisë në sektor.

Specialistëte  bujqësisë në Lushnjë, shprehen se kjo është një mundësi shumë e mirë  për fermerët që duan të zhvillojnë bujqësore  me një plan të plotë investimi që i përgjigjet realisht nevojave të fermerëve në terren. Ata thonë se me interes është se çdo aplikant ka mundësi të përfitojë më shumë se një masë dhe përmendin masat për mbështetje për pajisjet të mekanizuara dhe mjetet bujqësore.

Masat janë:

  1. Ndërtimi i serrave diellore të reja për prodhimin e perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit të tavolinës
  2. Mbjellje të reja në pemë frutore, ullinj, agrume dhe vreshta
  3. Rrjeta antibreshër për pemët, agrumet dhe vreshtat ekzistuese
  4. Sistemet e ujitjes me pika në pemëtore dhe vreshta
  5. Ndërtimi i ambienteve për mbarështimin e blegtorisë dhe shpendëtarisë
  6. Mekanizimi dhe modernizimi i fermave bujqësore dhe blegtorale
  7. Pajisjet për përpunim dhe paketim për perime, fruta, rrush, verë, ullinj dhe vaj ulliri
  8. Investime në agroturizëm
  9. Koshat dhe rrjetat e peshkimit për akuakulturë

Skema është e hapur për individë dhe subjekte me status juridik dhe aplikimi bëhet nëpërmjet agro-pikave ose Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor. Afati për aplikim është 30 shtatori 2025 dhe agjencitë ofrojnë asistencë për të gjithë aplikuesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *