Aksident i rëndë me dy të plagosur në rrugën nacionale Fier-Shegan- Kuçovë ka ndodhur mbrëmjen e së djelës. Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Çinar teksa një automjet tip Benz me targa AA 025 UR ka përplasur nga pas një motoçikletë që shkonte drejt fshatit Thanë. Në motoçikletë udhëtonin dy persona, Fatmir Hoxha 65 vjeç dhe motra e tij Nexhmie Hoxha 55 vjeç. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ndërsa të dy të aksidentuarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Sipas informacioneve të lënduarit janë nën kujdesin intensiv të mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Policia e qarkullimit ka disiplinuar trafikun në orët e natës dhe është kryer ekspertiza shkencore. Për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Sipas burimeve zyrtare të.pilicisë së shtetit qarku Fier, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasi H.B 53 vjeç nga Elbasani për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
