Screenshot

Një 21-vjeçare  e identifikuar si Micol Dal Molini me nënshtetësi italiane është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi në bashkëpunim me dy shtetase të tjera ka vjedhur sende me vlerë si bizhuteri dhe parfume në zonën e Ksamilit me vlerë  150 000 lekë.

Blutë kanë sekuestruar një pjesë të sendeve të vjedhura në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë edhe dy bashkëpunëtoret e 21-vjeçares Gaia Dal Molini dhe Gaia Canon.

Njoftim i Policisë:

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të veprimeve për goditjen e krimeve kundër pronës, pas marrjes së njoftimit për një vjedhje të ndodhur në zonën e Ksamilit, zhvilluan një punë hetimore të shpejtë dhe profesionale, e cila bëri të mundur identifikimin e autorëve, si dhe dokumentimin e plotë të gjithë mekanizmit të ngjarjes.

Konkretisht, si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasja italiane:
• M. D., 21 vjeçe.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë 2 bashkëpunëtoret e saj, shtetase italiane:
• G. D., 18 vjeçe,
• G. C., 22 vjeçe.

Nga hetimet dyshohet se këto shtetase, më datë 21.08.2025, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë kryer vjedhje të sendeve të ndryshme (bizhuteri, parfume dhe suvenire), të vendosura në stenda, në zonën e bulevardit të Ksamilit, me vlerë rreth 150 000 lekë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pjesë e sendeve të vjedhura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *