Detaje të reja mësohen në lidhje me arrestimin e Marina Farës, vajzës së këngëtares të njohur, Eli Fara.
Marina Fara është ndaluar nga policia në Vorë, pas një kontrolli rutinë. Asaj iu gjet në makinë një sasi kokaine prej 4.4 gramë kokainë.
Vajza e Eli Farës, lëndën narkotike e kishte fshehur në portofol.
Edhe pse deklaroi në polici se e kishte drogën për përdorim vetjak, ajo sërish u vu në pranga. Kjo, pasi lejohet për përdorim personal deri 0.3 gramë lëndë narkotike.
