Cërrik

Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera pas kallëzimit për vjedhjen e një automjeti, Policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar të vjedhjes dhe gjen automjetin e vjedhur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se në Belsh, i kishin vjedhur automjetin që ai e kishte marrë me qira, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes së automjetit, shtetasit Leonidha Dervishi., 49 vjeç, banues në Belsh.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale “Vjedhja”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *