Një 31-vjeçar i identifikuar si Enkeliano Aliko është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ka marrë me dhunë automjetin e një shtetasi në rrugë.

Blutë po punojnë për gjetjen e automjetit, dhe personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit se në Sektor Rina, Fllakë, një shtetas i kishte marrë me dhunë automjetin, një 24-vjeçari, kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit E. A., 31 vjeç, banues në fshatin Fallkë, Durrës, i cili në përfundim të veprimeve u arrestua për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Po punohet për gjetjen e automjetit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *