Dy aksidente kanë ndodhur dje në rrugët e Lushnjës dhe Fierit.
Në autostradën Fier- Lushnjë ndodhi një aksident me pasojë lëndimin e një drejtuesi motoçiklete paraditen e të martës, në afërsi të kryqëzimit të Savrës, ku u përfshinë një mjet tip Benz dhe një motoçikletë. Drejtuesi i motoçikletës u dërgua në spital me urgjencë për shkak të dëmtimeve të marra dhe është nën monitorimin e mjekëve të spitalit të Lushnjës. Fatmirësisht drejtuesi i motoçikletës kishte në kokë maskën mbrojtëse e cila i ka shpëtuar jetën sipas mjekëve.
Policia e qarkullimit rrugor ka disiplinuar trafikun ndërsa policia shkencore ka kryer ekspertizën për dokumentimin e rastit.
Kurse në aksidentin e ndodhur të martën në aksin Fier-Patos drejtuesi I motorrit që u përfshi në aksident ka ndërruar jetë në spital. 30-vjeçari Gazment Gropa u plagos rëndë edhe u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore, por nuk mundi të mbijetojë. Viktima ishte duke lëvizur me motorr kur u përplas me një makinë. Në aksident u lënduan tre persona, mes të cilëve dhe shoferi I makinës si dhe pasagjerja që po udhëtonte me të. Ata u dërguan me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit dhe janë ajsht rrezikut për jetën.
Policia po vijon hetimet me qëllim zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Shumë aksidente kanë ndodhur ditët e fundit dhe kjo për shkak të mos respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor dhe manovrave të gabuara të drejtuesve të mjeteve.
