Janë publikuar pamjet e vendit ku ndodhi vrasja me thikë e 30-vjeçarit në Divjakë.
Vrasja e rëndë ka ndodhur në një lokal në fshatin Kryekuq.
Autori i vrasjes Xhesion Toromeni u arratis menjëherë nga vendngjarja, por më vonë u kap nga policia.
Viktimë në ngjarje mbeti 30-vjeçari Besmir Kumria. Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Xhesion Toromeni e ka vrarë shtetasin Besmir Kumria, pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.


