Ngjarjet e rënda të ndodhura kohët e fundit brenda familjes në Qarkun e Fierit, janë dëshmi e qartë e dështimit të politikave sociale si në aspektin e parandalimit , ashtu edhe atë të rehabilitimit.

Kështu është shprehur  kryetari i Dhomës së Avokatisë Fier, Ermal Hamataj.

Ndërkohë edhe rritja e rasteve të dhunës në familje mbetet një këmbanë alarmi thotë Hamataj, teksa pohon se kërkesa e vazhdueshme e opinionit publik për rikthimin e dënimit me vdekje , është e papranueshme, pasi ligji shqiptar ka dënime mjaft të ashpra për raste të tilla.

Ndërsa rendit shkaqet që çojnë drejt dhunës , Hamataj thekson se dhuna lind kryesisht mes bashkëshortëve. Është koha për ti thënë stop, bashkimit të dy njerëzve në mënyrë mekanike, ka shtuar më tej avokat Hamataj. “I lini njerëzit të njihen, të dashurohen , dhe të divorcohen pa trysni ka thënë ai, pasi në të kundërt , situata do vijojë të përkeqësohet duke e zhytyr tërësisht shoqërinë në kaos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *