Policia ka vënë në pranga dy shtetas të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në zonat e Divjakës dhe Mallakastrës, pas veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në komisariatet përkatëse.

Në Divjakë, në fshatin Mërtish, një 65-vjeçar dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në një tokë të marrë me qira.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur 170 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër.

Autori i dyshuar, shtetasi K. A., banues në fshatin Korije, u arrestua në flagrancë.

Në Mallakastër, në fshatin Belishovë, një 41-vjeçar dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e ferrave në tokën e tij, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje me shkurre.

Shtetasi P. J., banues në Belishovë, u arrestua në flagrancë nga policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *