Bllokimet e përkohshme janë bërë mëse të zakonshme në autostradën Lushnje Fier.
Fluksi i lartë i mjeteve që përshkojnë akset rrugore kombëtare bëhet më problematik kryesisht në kryqëzimet e autostradës me daljet në zonat rurale.
Ashtu si edhe sezonet e tjera verore më problematike mbetet kryqëzimi i pushimit të shoferit.
Fluksi i madh i automjeteve që levizin drejt jugut të vendit dhe anasjelltas kur kombinohet me kalimin për Divjakë apo dhe Krutje vazhdimisht sjell bllokim dhe radhë të gjata.
Pritja ndonjëherë kalon për kilometra të tëra gjë që kërkon zgjidhje afatgjatë, pasi, pavarësisht projektit fillestar mbikalimit dhe nën kalimet kanë mbetur si relike dhe nuk janë përfunduar për të dhënë zgjidhje problemit.
Shpesh herë ky kryqëzim ka qenë dhe burim aksidentesh që ne i kemi pasqyruar sistematikisht në ekranin tonë. Ministria e infrastrukturës dhe autoriteti rrugor shqiptar duhet të përfundojnë mbikalimet në këtë aks rrugor sipas projektit fillestar, pasi kjo nyje është e rëndësisë së veçantë për lidhjen e jugut me pjesën tjetër të vendit