Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë iraniane, Amir Hatami, tha të dielën se kërcënimet nga Izraeli vazhdojnë.
sipas mediave shtetërore.Në qershor, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane gjatë të ashtuquajturës luftë 12-ditore, në të cilën Teherani u kundërpërgjigj kundër Izraelit me disa breshëri raketash dhe dronësh.
“Një kërcënim prej 1% duhet të perceptohet si një kërcënim 100%. Ne nuk duhet ta nënvlerësojmë armikun dhe t’i konsiderojmë kërcënimet e tij si të tejkaluara”, tha Hatami, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve, duke shtuar se fuqia e raketave dhe dronëve të Republikës Islamike “mbetet në këmbë dhe gati për operacion”.
Muajin e kaluar, Ministri izrael i Mbrojtjes, Izrael Katz, paralajmëroi se vendi i tij do ta godiste përsëri Iranin nëse do të ndihej i kërcënuar.
Një ditë më parë, edhe ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Aragchi tha se nuk kishte një armëpushim mes teheranit dhe jerusalemit dhe se lufta mund të niste prapë, në cdo moment. “Nuk ka marrëveshje armëpushimi; nuk ka asgjë. Ata e ndaluan agresionin pa asnjë kusht dhe ne e ndalëm mbrojtjen.
Kur nuk ka agresion, natyrisht, nuk ka arsye për të mbrojtur veten. Por gjithçka mund të rifillojë. Nuk ka një armëpushim zyrtar dhe gjithçka është e mundur dhe nuk është vetëm Irani që duhet të shqetësohet”, tha Aragchi.