Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, lokalizuan dhe ndaluan shtetasit:
-R. C., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se më datë 06.07.2025, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 35-vjeçare, në banesën e saj;
-O. D., 34 vjeç, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Ai akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin E. P., kanë vjedhur në një biznes në fshatin Savër, 4 motomjete elektrike dhe sende të tjera.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
