Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të dyshuar për një seri vjedhjesh në kryeqytet. Ata akuzohen për 9 raste, përfshirë vjedhjen në dyqane dhe grabitjen e motomjeteve elektrike dhe biçikletave.
Të arrestuarit, të njohur më parë për krime të ngjashme, u kapën pas hetimeve intensive të komisariateve nr. 2 dhe nr. 3. Materialet iu dorëzuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Në pranga kanë rënë shtetasit Erjon Sopoti dhe Abdulla Zyberi.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjeve.
Zbardhen 9 vjedhje. Vihen në pranga 2 autorët e tyre, me precedent për të njëjtin krim.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe atyre policore të kryera nga shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3, menjëherë pas kallëzimeve të qytetarëve, për raste vjedhjesh, janë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasit E. S., 26 vjeç dhe A. Z., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur në 4 subjekte, si dhe se kanë vjedhur 5 motomjete elektrike dhe biçikleta.
Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer ata.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.