Një motorr i prodhuar në vitin 1937,  i ka mbijetuar tre epokave , Luftës së Dytë Botërore, Shqipërisë Komuniste, por edhe asaj të pas viteve ‘90- të , falë pasionit dhe përkujdesjes së 65- vjecarit fierak Ferman Bendaj. Halim Bendaj , babai  i Fermanit e bleu motorrin nga ushtria në në vitet 60- të dhe që atëherë vijon të jetë pronë ndër breza e familjes.

65 – vjecari tregon se duke qënë se automjetet në atë kohë  ishin të pakta, ky motorr ka shërbyer si mjet argëtimi për të gjithë fëmijët e lagjes, por edhe si mjet udhëtimi për gjithë familjen vecanërisht gjatë verës , por edhe si ambulancë në rast urgjencash.

Ndihesha i privilegjuar rrëfen plot emocion Fermani, pasi kudo ku ky  motorr ndodhej , rrëmbente admirimin e të gjithëve.

Babai im më la amanet t’ia dhuroj djalit tregon 65- vjecari, por duke patur dy djem u vura para sfidés té siguroja dhe një motorr tjetër të po atij modeli dhe vitprodhimi. E mora të vjetër dhe të ndryshkur dhe sot i kam dhënë pamje  krejt origjinale tregon plot emocion Fermani.

Sinkron

Këta motorra kanë fuqi të lartë motorrike thotë 65- vjecari, 750 kuaj fuqi . Ndërsa në luftë ishin tepër funksionalë, sot të udhëtosh me ta të jep shumë adrenalinë teksa thekson se kënaqësinë më të madhe ta japin në rrugęt plot gjelbërim.

Sinkron

Më kanë kërkuar edhe për ta blerë thotë Fermani janë shumë të kushtueshëm, por kurrsesi jo se disa gjëra nuk kanë çmim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds