Yje të reality show-t, aktorë, anëtarë të familjes mbretërore dhe një mori personazhesh të famshëm kanë udhëtuar për në Venecia për dasmën luksoze të themeluesit të Amazon, nje prej njerezve me te pasur ne bote Jeff Bezos, dhe gazetares televizive Lauren Sanchez.

Oprah Winfrey, Orlando Bloom, Kylie Jenner, Ivanka Trump apo Kim Kardashian ishin vetëm disa nga personazhet e famshëm që u panë në anije dhe rrugët e qytetit italian të enjten dhe të premten.

Festimet pritet të zgjasin tre ditë, duke përfunduar me një festë të madhe për çiftin e martuar dhe qindra të ftuarit e tyre të shtunën. Eventi ka tërhequr protesta nga një sërë grupesh në Venecia, duke përfshirë vendasit që kundërshtojne turizimin masive e deri te aktivistët e ndryshimeve klimatike.

Sanchez, 55 vjeç, veshi një fustan alta Moda te kompanise italiane te veshjeve Dolce & Gabbana me dantellë për dasmën – ajo u pa duke buzëqeshur përkrah Bezosit 61 vjeç, pas ceremonisë, në një foto të postuar në Instagram.

Rreth 200 persona ishin të ftuar në ceremoninë e së premtes në ishullin e vogël të San Giorgio, ku thuhet se performoi Matteo Bocelli – djali i tenorit italian Andrea Bocelli.

Ndërsa kostoja e saktë e dasmës nuk dihet, vlerësimet variojnë nga 20 milionë dollarë në më shumë se 50 milionë dollarë, nje kohe e mire perfitimesh financiare per qytetin turistik italian qe u shnderrua nje hollivud te dyte per tre dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds