Një masakër e vërtetë ekologjike është ajo që po ndodh në lumin e Vjosës.

Në pamjet e publikuara nga një ambientalist australian, shihet gjendja alarmante me hidrokarburet e derdhura në ujin e lumit.

Në video shihet gjithashtu se si pasojë e ndotjes kanë humbur jetën edhe kafshë dhe zvarranikë të zonës.

“10 centimetra minimumi baltë, më tej është edhe më shumë e thellë, por atje nuk shkoj sepse kanë frikë se nuk dal dot më. Nuk ka më ujë, është vetëm karburant. Ka kafshë të ngordhura duhet u përpjekur të notojnë. Është shumë ngjitëse dhe e nxehtë”, thotë ai.

Ambientalisti ka ngritur shqetësimin edhe për mos reagimin nga ana e qeverisë për ngjarjen, duke theksuar se ndotja është evidentuar shtatë vite më parë, ndërsa që atëherë gjendja është përkeqësuar.

“Si nuk reagon qeveria? Ka karburant që noton mbi ujin e Vjosës.
Ky nuk është një zbulim i ri, para 7 vitesh pamë një gjë të ngjashme, kishte një artikull në media por asgjë nuk ndodhi, madje u bë më keq jam i sigurt”, thotë ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds