Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për vepra të ndryshme penale.

Blutë arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij dhe gjatë qëndrimit në dhomën e shoqërimit, në ambientet e Komisariatit, ka dëmtuar tavolinën.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Ç. B., 52 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka goditur nga mbrapa automjetin e Policisë, duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds