Kombanjat kanë një javë që po korrin grurin, elbin dhe drithëra të tjera të stinës në fushat e Myzeqesë. Fermerët janë të kënaqur me prodhimin shumë të mirë këtë vit, nga 6 kuintal dynymi-8 kuintal dynymi. Por problem sipas tyre është mosshitja e grurit, prandaj kërkojnë vendosjen e një çmimi dysheme nga shteti që të mos jetë shumë poshtë kostos së prodhimit, pasi fermerët e Myzeqesë nuk marin subvencione.
Fermerët pohojnë se sipërfaqet me grurë janë zvogëluar aq sa Shqipëria prodhon grurë sa të hajë një javë bukë, prandaj habitemi se grurë ska e grurë nuk shesim dot, por eksportimi nga Ukraina e Serbia, ku çmimi është 33 mijë lekë kuintali grurë i ndenjur vazhdon.
Ndërkohë gruri i fushave të Myzeqesë është farë bio, i pastër, farë vendi me rendiment të lartë dhe cilësi shumë të mirë për miell. Fermerët bëjnë fajtor shtetin për mosshitjen e grurit të vendit. Rregullatori jonë për shitje e subvencionim është shteti, thonë ata.