Papa Leo XIV ka përcjellës sërish mesazhe paqeje teksa lufta mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në ditën e gjashtë. Ati i Shenjtë ka cituar Papa Françeskun duke theksuar se “lufta është gjithmonë një disfatë”, ndërsa inkurajon palët e përfshira në konflikt që të ulin armët.
“Në emër të dinjitetit njerëzor dhe të drejtës ndërkombëtare, u përsëris atyre që janë përgjegjës atë që thoshte Papa Françesku: “Lufta është gjithmonë një disfatë”. Dhe Piun XII: “Asgjë nuk humbet me paqen, gjithçka mund të humbasë me luftën”.
Ati i Shenjtë, Papa Leo XIV e përcolli këtë mesazh në fund të audiencës së përgjithshme në Vatikan.
Papa Leo XIV kërkoi gjithashtu ndalimin e konfliktit në Gaza dhe në Ukrainë.
“Zemra e Kishës është e shqyer nga britmat që vijnë nga vendet e luftës, në veçanti nga Ukraina, Irani, Izraeli dhe Gaza. Nuk duhet të mësohemi me luftën, përkundrazi duhet ta hedhim poshtë si tundim joshjen e armëve të fuqishme dhe të sofistikuara”.