Një zjarr i befasishëm ka përfshirë kodrën e Hilajve në Kolonjë. Zjarri ka rënë rreth orës 12.30 dhe ka djegur bimësinë e thatë në afërsi të banesave. Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve të Lushnjës nuk ka lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve të cilat rrezikuan banesat pranë, por edhe plantacionet me ullinj.
Sipas efektivëve të zjarrfikësve Lushnjë zjarri ishte në një zonë të vështirë për t’u menaxhuar, pasi mungonin rrugët për të shkuar deri në vend dhe është punuar me tubacione shtesë për të arritur deri tek vatra e zjarrit.
Policia e shtetit dhe grupi hetimor po punojnë për të gjetur shkakun apo dhe autorin e këtij zjarri që rrezikoi seriozisht gjithë lagjen e banimit në Kodrën e Hilajve.