Arben Manaj/ Një punonjëse e dal nga radhët e shërbimit sekret britanik do të jetë drejtuesja e parë e MI6 njofton kryeministri Sir Keir Starmer, në një emërim historik.

Ajo quhet Blaise Metreweli dhe do të jetë drejtuesja e 18  e këtij shërbimi të kundërspiunazhit britanik nga më të njohurit dhe më profesionistët në botën e spiunazhit ndërkombëtar.

Shefja e re e shërbimit të huaj sekret britanik i njohur si MI6, do të hyjë në histori si drejtuesja e parë grua e një shërbimi kaq të rëndësishëm, i 18 drejtues i tij në gjithë historinë e shërbimit, pasi të zëvendësojë në këtë post, shefin aktual Sir Richard  Moore i njohur me kodin “C” kur ai të largohet nga posti në vjeshtë.

Shefja e re quhet Blaise Metreweli e cila punon në radhet e këtij shërbimi që nga viti 1999. Deri më sot një shefe e spiunazhit britanik që ka drejtues MI6  po ashtu e njohur si SIS, Secret Intelligence Service, ka qene vetëm në filmat e James Bondit.

Metreweli aktualisht njihet me kodin “Q” si një nga katër drejtuesit e përgjithshëm brenda shërbimit të MI6. Ky pozicion i saj është bërë i famshëm  në filmat e James Bondit me kodin fiktiv “Q” për prodhimin e pajisjeve që përdorte agjenti britanik, nënkupton se Blaise Metreëli është përgjegjëse momentalisht për teknologjinë dhe inovacionin. Ajo ka studiuar në Cambridge dhe hyri në shërbimin sekret në 1999-en.

Ndryshe nga bosi aktual i MI6 që po largohet, Blaise Metreweli e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së saj si diplomate e rregullt në Foreign Office, si ish-ambasadore e Britanisë në Turqi, ku terë karriera e saj ka qenë ajo e një oficere e inteligjencës britanike, ku shumicën e kohës ka mbuluar Lindjen e Mesme dhe Evropën. Nga agjensitë e tjera të zbulimit britanik si GCHQ, një nga agjensitë më të mëdha të përgjimit në botë, po ashtu drejtohet nga një grua për herë të parë. Anne Keast Butler e mori këtë rol në 2023, ndërkohë që shërbimi i Brendshëm sekret britanik, MI5, po ashtu drejtohet nga një grua e cila raporton tek Ministri i Jashtëm. Metreweli do njihet më pas me kodin “C”.

Shërbimi Sekret britanik është krijuar në fillimin e shekullit të kaluar dhe njihej me emrin Secret Service Bureau dhe drejtohej nga Kapitan, i Mansfield Cumming, që gjithmonë firmoset me germën C dhe përdortë për firmosje boje ngjyrë jeshile e cila përdoret edhe sot e kësaj dite nga drejtuesit e këtij shërbimi, si i vetmi zyrtar në shtetin britanik që përdorin këtë ngjyre. Por a jep shefja e shërbimit me kodin C license agjentëve të saj për të vrarë?

Përgjigje është Jo, pasi këtë të drejt e ka vetëm shefi i Foreign Office, ose ndryshe Ministri i Jashtme britanik. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds