Klasa e 6-të e shkollës jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” realizoi bazuar tek lëndët mësimore, ekspozitën “Arti në fushën e dijes”.
Ekspozita ishte shumë interesante, pasi nxënësit në mënyrë krijuese kishin kthyer në vepra të vogla arti, dijet që kishin mësuar gjatë vitit mësimor 2024-2025. Nxënësit shkëlqyen në prezantimin e punëve të tyre që tregonin imagjinatën, mendimin kritik dhe bashkëpunimin.
Mësuesja Aurora Dërka e cila i mbështeti nxënësit gjatë gjithë projektit falenderoi nxënësit, prindërit dhe mësuesit për bashkëpunimin në realizimin e ekspozitës.