Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë të cilët kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit.
“GËZUAR KURBAN BAJRAMIN”, shkruan ai në një postim në Facebook.
Kurban Bajrami është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes.
Kjo festë është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufijshëm”.