Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një konferencë për mediat. Celibashi ka thënë se po verifikohet rastet e mospërputhjes së të dhënave mbi numrin e fletave të numëruara dhe numrin e përgjithshëm të pjesëmarrëshve.
Kreu i KQZ tha se në të gjithë vendin kanë dalë të pavlefshme 9 kuti, 7 nga të cilat janë shpallurt të pavkefshme që në momentin e dorëzimit.
“Janë fletëvotimi të gjetura 1 milion 462 mijë e 352. Jemi duke verifikuar për të parë se ku është gabimi, është gabimi i anëtarëve që QV kur kanë mbylur votimin apo të numëruesve. Diferenca është vetëm 109. 55 mijë e 519 janë vota të pafleshme. Nëse i mbledhin përputhet 100% me numrin e votave të gjetura në kuti. Nuk kemi asnjë kontradiktë. Kuti të parregullta janë 9, 7 të tilla janë shpallur të tilla që në momentin e dorëzimit. 2 janë konsdideruar të tilla nga KZAZ pasi kanë rezultuar të pavlefshme pas marrjes së kutive”, tha Celibashi.
Kreu i KQZ foli dhe për votën e diasporës, ku tha se ka filluar numërimi i votave preferenciale për qarkun e Kukësit. Referuar mosmpërputhjes së të dhënave në disa qarqe, ku konkretisht rezultojnë më shumë zarfe të numëruar se sa të dorëzuar, Celibashi tha se është një mospërputhje momenti e lidhur me raportimet e bëra nga sistemi.
Këto të dhëna u nënshtrohen verifikimeve sërish tha Celibashi.
“Ka filluar procesi i numërimit dhe për kandidatët e qarkut Kukës. 159 mijë e 921 vota të vlefshme. Jemi në procesin e shqyrtimit të zarfeve B të ardhur nga shteti grek, besoj do të përfundojë po sot. Mospërputhjet e momentit lidhen me raportimet që bëhen direkt nga sistemi. Ne bëjmë një verifikim të dytë dhe të tretë. Ka dokumentacion zgjedhor i ardhur nga jashtë që nuk ka qenë i rregullt, kryesisht në mungesë të zarfit B. një pjesë e votuesve nga jashtë nuk kanë dërguar zarfin B, por vetëm atë A”, u shpreh kryekomisioneri.