Kryeministri Edi Rama vizitoi sot ish-Uzinën e Bakrit në Rubik, e cila do të shndërrohet në një prej qendrave kryesore të prodhimeve ushtarake për Forcat tona të Armatosura si edhe për eksportin.

Rama theksoi se kjo uzinë do të krijojë një front të ri punësimi në vend.

Sipas tij një hap i tillë është shumë i rëndësishëm pasi shtohen kapacitetet mbrojtëse, ndërsa theksoi vijimin e investimeve për mbrojtjen
si dhe rritjen e pagave për ushtarakët.

“Dua t’ju shpjegoj me pak fjalë, edhe për ata që na ndjekin, se si e kemi konceptuar ne këtë zhvillim për të cilin faktikisht e kemi filluar punën qysh pas agresionit rus në Ukrainë. Kemi krijuar agjenci të posaçme për industrinë e mbrojtjes, kemi krijuar ndërmarrjen shtetërore dhe filozofia është që investimet në rritje për mbrojtjen, që janë investime që po i bëjnë të gjitha vendet dhe të cilat ne i kemi kanalizuar për disa gjëra themelore që mungonin, një prej të cilave kryesorja rritja shumë domethënëse e pagave të ushtarakëve tanë që ishin më të keqpaguar e gjitha rajonit, se në NATO nuk llogaritet fare, ndërkohë që sot kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajonin tonë”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *